Perëndim, Gostivari rikthehet te fitorja, Drita asesi të fitojë, turpërohet Vardar Forina

Gostivari është rikthyer te fitorja. Një ndër pretendentët për inkuadrim në Ligën e Parë pas dy disfatave të njëpasnjëshme, arriti të shënojë fitore, ndërsa një gjë të tillë bëri me trajnerin e ri Dashmir Beari, njofton “infOSport.mk”.

Gostivari në terren vendas me shifrat 3:0 mundi Labunishtën, duke paralajmëruar një vazhdim të mirë të garave në Ligën e Dytë Perëndim, aty ku kreun e tabelës nuk po e lëshon Skopje.

Skuadra shkupjane regjistroi fitoren më të thellë të javës, duke mundur Vardar Forinën me rezultatin 6:0.

Për dallim nga kjo ndeshje, ajo në Strugë midis Veleshtës dhe Ohrid Lihnidos nuk prodhoi gola fare, Vëllazërimi falë golave të shënuar nga Mirlind Ibraimi (23’) dhe Albulen Imeri (93’)  mundi Korabin në një nga ndeshjet më interesante të javës, ndërkohë Drita e Bogovinës vazhdoi serinë e ndeshjeve pa fitore, duke barazuar kësaj rradhe me Kadinon, 1:1.

LDFMV – Perëndim, Java 11

Gostivari 3:0 Labunishta
Drita 1:1 Kadino
Vëllazërimi 2:0 Korabi
Skopje 6:0 Vardar Forina
Veleshta 0:0 Ohrd Lihnidos

Leave a Reply