Nuk është e sigurtë nëse Mohamed Sallah është i infektuar me koronavirus. Gjatë ditës së djeshme, Federata e Futbollit të Egjiptit, njoftoi se sulmuesi i Liverpullit kishte rezultuar pozitiv, mirëpo i njëjti informacion më vonë u fshi dhe u zëvendësua me një lajm tjetër, ku njoftohej se 3 nga futbollistët egjiptian sërish do të ju nënshtrohen testeve për “Covid 19” para ndeshjes së sotme kundër Togos (e shtunë).
Sipas gazetës egjiptiane “El Ëatan”, kjo është një dëshmi se rezultatet janë të dyshimta.
Ndërkohë vetë Mohamed Salah ndjehet shumë mirë dhe nuk ka simptoma të “Covid-19”.