Klubi Futbollistik “Kosova VR” nuk ka pësuar humbje që 549 ditë, shkruan Gazetasheshi.com.
Skuadra nga Prishtina është ekipi i vetëm në Kosovë që nuk ka pësuar humbje më së gjati në të gjitha kategoritë e futbollit kosovar.
Humbja e fundit e “Kosova VR” në një ndeshje zyrtare kishte ndodhur me 23 maj 2019 ndaj Ulpianës, që kishte përfunduar me rezultat 5:3. Që nga ajo ndeshje “Kosova VR” më nuk pësuar asnjë humbje në ndeshje zyrtare.
Kosova “VR” bën pjesë në kategorinë e tretë, ku edhe ka mbyllur sezonin vjeshtor në vendin e parë me 17 pikë nga 7 ndeshje të zhvilluara.