Në ndeshjen mes kombëtareve nga Amerika e Jugut, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit të vitit 2022 midis Bolivisë dhe Ekuadorit, ndodhi një ngjarje e pazakontë. Në pushimin mes pjesëve policia boliviane arrestoi Presidentin e Federatës së Futbollit të këtij vendi, Markos Rodrigez.
Kreu i futbollit të vendit latin, akuzohet për parregullsi administrative. Gjithçka lidhet me një “luftë” të brendshme. Cesar Salinas, ish-presidenti i Federatës, humbi jetën në muajin korrik nga koronavirusi dhe gara për t’i zënë vendin u bë shumë e ashpër.
Akuzat mes kandidatëve kanë qenë të forta, Rodrigez ka denoncuar gjatë kësaj kohe rivalin e tij për postin e kreut të futbollit bolivian për organizimin e një puçi, por ka përfunduar vetë në pranga.