Koronavirusi godet sërish Milanin, anulohet stërvitja e sotme

Pandemia “Covid 19” nuk lenë të qetë Milanin. Së fundmi pozitiv te skuadra “kuqezi” ka rezultuar trajneri Stefano Pioli. Lajmin e kanë konfirmuar nga klubi italian, të cilët kanë dalë me njoftim.

“AC Milan njofton se Stafano Pilo ka dalë pozitiv pas tamponit të shpejtë të kryer ditën e sotme në mëngjes. Autoritetet shëndetësore janë informuar dhe trajneri, i cili momentalisht nuk po tregon asnjë simptomë, ka shkuar në karantinë në shtëpinë e tij. Të gjitha testet e tjera të kryera nga stafi dhe skuadra kanë rezultuar negativë. Si rezultat seanca e sotme stërvitore është anuluar. Stërvitja përpara ndeshjes me Napolin do të rinisë të hënën, në varësi të përcaktuara në protokollin federal” – thuhet në njoftimin e klubit “kuqezi” nga Milano.

Pioli rezulton të jetë i vetmi i infektuar te Milani pas testeve të kryera mëngjesin e sotëm, teksa pjesa tjetër e skuadrës ka rezultuar negative.

 

Leave a Reply