Kampionët e Francës mundin Portugalinë, nënkampionët dorëzohen përballë Suedisë (VIDEO)

Janë mbyllur katër ndeshjet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve.  Dueli më i fortë u zhvillua në Lisbonë ku Portugalia e Kristiano Ronaldos mirëpriti Francën e Didie Deshamp. Ishte ky një takim midis fituesve të Euro 2016 dhe Botërorit Rusi 2018, e ku në fund fitorja u takoi “gjelave” që triumfuan me rezultatin minimal 1:0, njofton “infOSport.mk”.

Golin e vetëm dhe të fitores për Francën e realizoi N’golo Kante në minutën e 54-të. Falë kësaj fitore Franca është ngjitur në krye të grupit 3 me 13 pikë, 3 më shumë se Portugalia e vendit të dytë.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi Suedia mundi nënkampionat e Botës, Kroacinë me rezultatin 2:1. Golat për “vikingët” në këtë ndeshje i shënuan Dejan Kulushevski dhe Markus Danielson, me këtë të fundit i cili në minutën e 82-të shënoi edhe në rrjetën e gabuar, për të vendosur rezultatin përfundimtarë të takimit, Suedia 2, Kroacia 1.

 

Leave a Reply