Kombëtarja e Brazilit vazhdon pa gabime në ndeshjet eliminatore për Botërorin e vitit 2022, që do të mbahet në Katar,njofton “infOSport.mk”.
“Seleçao” shënuan fitoren e tretë me rradhë, pasi sot në orët e hershme të mëngjesit mundën Venezuelën me rezultatin minimal 1:0, duke vazhduar kryesimin me pikë maksimale, 9.
GOOOOOOOOOL DO BRASIL! Após cruzamento da direita, Renan Lodi disputa na cabeça e a bola sobra para Firmino, que completa para o gol!
🇧🇷 1 x 0 🇻🇪 | #BRAxVEN
— CBF Futebol (@CBF_Futebol) November 14, 2020
Suksesi në sgtadiumin në “Sao Paulo” nuk ishte aspak i lehtë, pasi mysafirët nuk u dorëzuan aq lehtë, duke munduar shumë ekipin brazilian, që vuante mungesën e Nejmar.
Megjithatë në minutën e 67-të mbrojtja e Venezuelës kapituloi para kombinimeve të shumta të futbollistëve brazilian, që falë golit të shënuar nga Firmino nga afërsia kaluan në epërsi prej 1:0.
Ky rezultat doli të jetë edhe ai përfundimtarë i këtij takimi, me Brazilin që kryeson renditjen tashmë para Argjentinës.