Angellovski: Kemi kualitet për të mundur Estoninë

Përfaqësuesja e Maqedonisë nesër në Shkup do të përballet me Estoninë në ndeshjen e parafundit të Ligës së Kombeve, e vlefshme për grupin 2 të Ligës “C”, njofton “infOSport.mk”.

Kundërshtarë i heronjëve nga Tbilisi, që vetëm dy ditë më parë shkruajtën emrat e tyre me shkronja të arta në historinë e futbollit vendor, duke u kualifikuar për herë të parë në një europian futbolli, do të jetë Estonia, që në ndeshjen e parë të zhvilluar në Talin kishte ndalë djelmoshat e Angellovskit në barazim 3:3.

Mirëpo për të qenë të parët në grup sërish, Angellovski mendon se edhe në këtë ndeshje Maqedonia duhet të dalë fituese, që më pas në Qipro kundër Armenisë të vulos gjithçka.

“E kam thënë edhe më herët që objektivi kryesor është kualifikimi në Kampionatin Europian, por për momentin jemi në vendin e parë në grup dhe do të japim gjithçka nga vetja që të mbetemi në krye të grupit edhe në edicionin e ri të Ligës së Kombeve. Është normale të zbrazen emocionet pas kualifikimit të madh, por kur luan ndeshje për Maqedoninë, të gjithë do të mundohen të japin maksimumin. Kemi mjaftueshëm kualitet për fitore dhe të shkojmë në Qipro që ta vulosim vendin e parë. Kemi mundësinë e dytë që të jemi sërish kampion në këtë kompeticion. Nga nesër paraqitemi si përfaqësuese e cila do të luaj në Europian dhe atë duhet me të gjitha forcat që ta mbrojmë. Gjithmonë ka motivime dhe duhet të jemi të parët në Ligën e Kombeve. Do të mundohem që të jap taktikën më të mirë në bazë të ekipit që kam në dispozicion. Kohë të gjatë jemi së bashku dhe e dimë shum mirë se çfarë duhet të bëjmë në terren”, – është shprehur seleksionuesi i përfaqësueses “A” të futbollit, Igor Angellovski.

Ndeshja Maqedoni-Estoni nesër në arenën “Todor Proeski” në Shkup do të startojë në ora 15:00.

Leave a Reply