Delegacion qeveritar me në krye Kryeministrin Zoran Zaev dhe zëvendësin e tij të parë, Artan Grubi, mirëpritën heronjtë e Tbilisitnë vend kalimin kufitar në Bllacë, për ti uruar futbollistët për këtë sukses të jashtëzakonshëm, kualifikimin në Europianin e vitit të ardhshëm, njofton “infOSport.mk”.
Maqedonia për herë të parë do të luaj në një event kaq të rëndësishëm futbollistik, ndërsa një gjë të tillë arriti falë fitores së mbrëmshme në Tbilisi me rezultatin 1:0.
Kujtojmë ekspedita e Maqedonisë për shkak mjegullës së dendur që kishte kapluar kryeqendrën tonë ishte e detyruar që të zbres në aeroportin e Prishtinës, për tu rikthyer më pas me autobus drejt Shkupit.
Përveç Zoran Zaev dhe Artan Grubit, futbollistët u mirëpritën edhe nga numri një i Agjencionit për Rini dhe Sport, Naumçe Mojsovski, ndërsa kujtojmë se Qeveria mbrëmë vendosi që ti shpërblejë gjithë ekipin përfaqësues të vendit me nga 10 mijë euro.
Foto: gol.mk