Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm ekspedita e përfaqësueses së Maqedonisë në futboll përmes vend kalimit kufitarë në Bllacë arriti në Shkup, ndërsa të njëjtit u mirëpritën nga një delegacion qeveritar me në krye kryeministrin Zoran Zaev dhe zëvendësin e tij, Artan Grubi, njofton “infOSport.mk”.
Futbollistëve por edhe gjithë opinionit në vend fillimisht iu drejtua Zoran Zaev, që uroi ata për këtë sukses të jashtëzakonshëm, që më pas të flet edhe Muhamed Sejdini, numri një i futbollit në vend dhe ndoshta më meritori për këtë sukses historik, kualifikimin e Maqedonisë për herë të parë në një europian futbolli.
“Unë do doja të uroj këta heronjë që na e sollën këtë fitore, e cila do të shkruhet me shkronjta të arta dhe që do të mbahet mend gjatë kohë në vendin tonë. Gjithashtu shfrytëzojë rastin të falënderojë edhe Kryeministrin Zaev dhe Zv.Kryeministrin, Grubi, si dhe gjithë të tjerët që na pritën në këto orë të hershme të mëngjesit” – deklaroi Muhamed Sejdini, i cili për kualifikimin e përfaqësueses futbollistike të vendit tonë do të ndajë si shpërblim plotë 3 milion euro.