Juventus Serava ka shënuar fitore 6:3 në transfertën në Shtip ndaj Astibos,njofton “infOSport.mk”. Ishte kjo ndeshja e vlefshme e javës së tretë në elitën e futsalit vendor, në të cilën skuadra “bardhezi” nga lagjja e Seravës regjistroi edhe fitoren e dytë rradhazi, pas asaj ndaj Crna Rekës (12:4).
Sali Saliu shënoi dy gola në këtë ndeshje, ndërsa nga një gol shtuan edhe Jetlir Ibraimi,Osman Mustafa, Atila Jakupi dhe Furkan Shabani.
Për talentin 20-vjeçar ishte ky goli i katërt në 3 javë kampionat, pas dy golave të shënuar në ndeshjen e xhiros së parë kundër KMF Proekt Ciko, dhe një goli të shënuar ndaj Crna Rekës.
Javën që vjen Juventus Serava do të zhvillojë derbin lokal kundër Futsal Shkupit.