Tifozët gjeorgjian nuk e kanë përjetuar aspak mirë disfatën e kombëtares së tyre mbrëmë përballë Maqedonisë së Veriut, teksa disa prej tyre janë konfrontuar fizikisht me disa nga krerët e Federatës së futbollit gjeorgjian, para së cilës ndërtesë kishte plasur një sherr i madh.
Tifozët e acaruar kërkonin dorëheqjen e presidentit të Federatës, ndërsa e gjithë kjo solli edhe përplasjen me zyrtarë të kësaj federate, teksa nuk munguan edhe grushtet mes palëve, ashtu që u nevojitë intervenimi i policisë, që me shumë vështirësi i’a dolit të qetësojë gjakrat.
Ndeshja e mbrëmshme në Tbilisi ishte për jetë a vdekje për të dyja kombëtaret, e ku në fund Maqedonia falë golit të shënuar nga Goran Pandev në minutën e 5-të, i’a arriti qëllimit që të fitojë dhe të sigurojë kualifikimin në Europianin e vitit të ardhshëm në futboll.
Pjesë e kësaj fitore historike ishin edhe 4 futbollistët shqiptarë, Visar Musliu, Egzon Bejtullai, Arijan Ademi dhe Ezgjan Alioski, ndërsa për shkak dëmtimit mungoi Enis Bardhi. Megjithatë ky i fundit do të jetë i gatshëm për ndeshjet e europianit të vitit të ardhshëm, që starton me 11 qershor, derisa Maqedonia debutimin e vetë në një event kaq të rëndësishëm futbollistik do ta ketë me 13 qershor kundër Austrisë.
Kujtojmë Maqedonia bënë pjesë në grupin “C”, së bashku edhe me Holandën, Ukrainën dhe Austrinë.