Futbollisti shqiptar me nënshtetësi belge, Adnan Januzaj, falë paraqitjeve të mira me fanellën e Real Sociedadit, ka tërhequr interesimin e dy skuadrave nga Premierliga angleze, Sauthemptonit dhe Brajtonit.
Januzaj me skuadrën baske nga La Liga ka kontratë deri në vitin 2022, ndërsa klauzola e lirimit të tij është 60 milionë euro.
25-vjeçari që luan për Kombëtaren e Belgjikës ka pasur tetë paraqitje në të gjitha garat dhe ka realizuar dy gola për skuadrën e Sociedad, e cila ndodhet në vendin e parë në La Liga.
Premierliga angleze nuk është një kampionat i panjohur për Adnan Januzaj, i cili më parë kishte luajtur me Mançester Junajtedin dhe Sanderlendin, ndërsa në karrierën e tij gjithashtu kishte veshur edhe fanellën e Borusia Dortmund.