Argjentina e Messit ndalet nga Paraguai, Ekuadori mundi Bolivinë (VIDEO)

Argjentina e Lionel Messit nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1:1 përballë Paraguait mëngjesin e sotëm, duke i hap rrugë Brazilit për të parakaluar në tabelë, shkruan “infOSport.mk”.

Çdo statistikë foli për skuadrën e Skalonit, por vetëm golat mbetën të barabartë. Argjentina e tentoi plot 15 herë portën dhe kishte një zotërim të topit prej thuajse 70%, mirëpo në fund duheshe të kënaqet me vetëm një pikë.

Romero në minutën e 21-të nga penaltia kaloi në epërsi Paraguain, ndërsa për barazimin e Argjentinës mendoi Gonzales 4 minuta para fundit të pjesës së parë. Argjentina në minutën e 58-të me anë të Lionel Messit shënoi golin e dytë në rrjetën e Paraguait, mirëpo i njëjti u anulua për shkak të një ndërhyrje të palejuar para se të finalizohej aksioni i “gauçosëve”.

Në ndeshjen tjetër Ekuadori ia doli të marrë tre pikë shumë të rëndësishme në të ftohtin dhe lartësinë e madhe të Bolivisë, duke shënuar fitore 3:2 në stadiumin “Hernando Siles”, që ka një lartësi mbidetare prej 3637 metra.

Arce kaloi në epërsi Bolivinë gjatë pjesës së parë, ndërsa falë një fillimi shumë të mbarë në pjesën e dytë Ekuadori falë golave të shënuar nga Kaisedo (46’) dhe Delgado (55’) arriti të përmbys gjithçka, transmeton “infOSport.mk”.

Martins me golin e realizuar në minutën e 60-të provoi të kthejë në lojë Bolivinë, mirëpo për fitoren e Ekuadorit në këtë transfertë u përkujdes Gruezo me golin e shënuar nga pika e bardhë vetëm dy minuta para fundit të takimit.

Argjentina me 7 pikë kryeson renditjen pas 3 ndeshjeve të zhvilluara, duke lënë pas vetes Brazilin me një pikë më pak, por njëkohësisht edhe një ndeshje më pak.

Leave a Reply