Për herë të parë përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll do të luaj në një europian, ndërsa kjo do sjellë një kënaqësi shtesë për gjithë qytetarët e vendit tonë, që ndeshjet e “EURO 2021” do të mund ti ndjekin edhe në kanalin shtetëror, edhe atë në të dy gjuhët, shqip dhe maqedonisht, njofton “infOSport.mk”.
Kështu gjithë shqiptarët do të mund të ju gëzohen sukseseve të Bardhit, Hasanit, Ademit, Alioskit, Pandevit, Elifit edhe në gjuhën shqipe, përmes ekraneve të TVM2 dhe TVM, kjo pasi Televizioni Publik ka siguruar që tani të drejtat për transmetimin e të gjitha ndeshjeve të Europianit të vitit të ardhshëm, përfshirë këtu edhe ndeshjet e Maqedonisë.
Kujtojmë ekipi përfaqësues i vendit tonë bënë pjesë në grupin “C” së bashku edhe me Holandën, Austrinë dhe Ukrainën, transmeton “infOSport.mk”.
Ndeshjen e parë “verdhekuqtë” do ta zhvillojnë kundër Austrisë me 13 qershor, me 17 qershor kundërshtarë i yni do të jetë Ukraina, ndërkohë ndeshjen e fundit Maqedonia do ta zhvillojë kundër favoritit të grupit, Holandës.
EURO 2021 | |||||||||
Ndeshjet e Maqedonisë në kuadër të Grupit “C” | |||||||||
|