Kroati Vida ka luajtur i infektuar me “Covid19” kundër Turqisë!

Kroacia dhe Turqia dhuruan një ndeshje spektakolare mbrëmjen e kaluar, duke barazuar me shifrat 3:3. Megjithatë, spektakli është harruar shpejt sepse një rast i paprecedentë ka ndodhur gjatë ndeshjes.

Mbrojtësi i Kroacisë, Domagoj Vida ka luajtur një pjesë loje i infektuar me COVID-19. Të hënën Kroacia pati marrë përgjigjet e testimeve për ndeshjen e sotme dhe e gjitha skuadra dhe stafi mjekësor kishte rezultuar negativ.

Para se të zhvillohej ndeshja me Turqinë, kroatët kishin kryer edhe një test tjetër, i cili do të ishte i vlefshëm për ndeshjen me Suedinë. Përgjigjet e atyre testeve kanë ardhur gjatë ndeshjes, saktësisht kur lojtarët ishin në dhomat e zhveshjes, pas pjesës së parë.

Në ato teste ka rezultuar pozitiv Domagoj Vida, mbrojtësi i Beshiktash në Turqi. Ai është izoluar menjëherë nga mjekët dhe do të qëndrojë i diferencuar deri në konfirmimin e infektimit dhe më pas shërimit të tij. (abcnews.al)

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply