Maqedonia sot kundër Gjeorgjisë zhvillon ndeshjen më të rëndësishme në historinë e futbollit, teksa “verdhekuqtë” i ndajnë vetëm 90, apo edhe 120 minuta nga ëndërra e quajtur Kampionat Europian, shkruan “infOSport.mk”.
Edhe në këtë ndeshje trajneri Igor Angellosvki do të luaj me skemën 3-5-2, duke i besuar në portë Stole Dimitrievskit, derisa treshja mbrojtëse do të përbëhet nga Bejtullai, Musliu dhe Velkovski.
Në krahët e mbrojtjes do të luajnë Ristovski (në të djathtë) dhe Alioski (në të majtë), të cilët përveç detyrave difenzive do të kenë edhe ato ofenzive, për të ndihmuar në mesfushë Nikolovin dhe Ademin. Para tyre më i avansuar në reaprtin e mesfushës pritet të jetë Elmas, ndërsa në vijën e sulmit pritet të luajnë dy futbollistët e Serie A, Nestorovski dhe Pandev.
Është ky formacioni edhe që pritej, duke pasur parasysh se pjesën më të madhe të ndeshjeve Angellovski i ka startuar me këtë formacion.