Drejtuesit e Interit kanë marrë një vendim përfundimtar mbi të ardhmen e Stefano Sensit, raportojnë mediat në Itali.
Mesfushori italian te Interi erdhi verën e vitit 2019-të, por gjithë sezonin e parë qëndroi jashtë fushave shkaku i lëndimeve.
Përkundër kësaj, trajneri Antonio Konte vazhdon të besojë në lojtarin dhe nuk e ka ndërmend të ndahet me të.
Mesfushori 25 vjeçar ka luajtur vetëm 110 minuta këtë sezon, dhe në gjithë vitin 2020 ka qenë titullar në vetëm pesë ndeshje.
Italiani tashmë ka filluar stërvitjet dhe pritet të jetë në dispozicion të trajnerit pas pushimit ndërkombëtar.