“Liberty Media”, kompania që menaxhon sportin e “Formula 1”, ka vendosur që garat e mbetura të këtij sezoni të zhvillohen pa tifozë.
Edhe pse kriza e krijuar nga pandemia Covid-19 ka prekur rëndë këtë sport dhe kërkesat e tifozëve janë të larta, sërish Liberty Media ka qenë e prerë në vendimin e saj për të mos lejuar tifozët.
“Nuk do të lejojmë praninë e tifozëve për garat e fundit të këtij sezoni (edhe 4 të tilla). Situata globale nuk na lejon që të zhvillojmë gara me dyer të hapura dhe me praninë e publikut në tribuna”, thanë drejtuesit e “Liberty Media”.
Ekziston frika që edhe garat e sezonit të ardhshëm të zhvillohen sërish pa tifozë, si një masë parandaluese për përhapjen e virusit vdekjeprurës.
Këtë sezon, vetëm 3 gara kanë patur një numër të limituar tifozësh, ato të zhvilluara në Muxhello, Soçi dhe Portimao.