Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll sonte shkroi historinë, duke u kualifikuar për në Europianin e vitit të ardhshëm, njofton “infOSport.mk”.
Është ky një sukses i jashtëzakonshëm për ekipin përfaqësues të vendit tonë, që në këtë mënyrë ka siguruar një vend në mesin e 24 kombëtareve më të mira europiane.
Ky sukses “verdhekuqve” do ju sjellë edhe përfitime të mëdha financiare, duke pasur parasysh se çdo kombëtare pjesëmarrëse në EURO 2021 do të përfitojë nga 9.5 milion euro nga ana e UEFA-s.
Gati 30% do ju takojë futbollistëve që ishin më meritorët për këtë sukses historik, kjo pasi numri një i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muhamed Sejdini paralajmëroi se 3 milion euro do ndahen për ata, ndërsa pjesa tjetër do i takojë Federatës.