Përfaqësuesja e Maqedonisë sot në Tbilisi do të zhvillojë ndeshjen më të rëndësishme në historinë e futbollit, shkruan “infOSport.mk”.
Vetëm 90-të minuta djemtë e Igor Angellovskit janë larg për të realizuar ëndërrën shumë vjeçare, kualifikim në një europian, që është ëndërr e çdo futbollisti. Një gjë të tillë në vitin 2017-të bënë shpresat e vendit, të cilët me Milevskin në krye i hapën rrugën edhe kësaj gjenerate, e cila numëron 5-6 futbollistë pikërisht të asaj gjenerate të artë, e që tashmë si shumë më të pjekur janë gati të shkruajnë sërish historinë.
Megjithatë në mesin e atyre kryesorve nuk do të jetë Enis Bardhi, i cili është i lënduar. Do të jetë kjo një mungesë shumë e madhe për Maqedoninë, duke pasur parasysh se mesfusha në çdo ndeshje kishte shqiptarin dirigjentin kryesorë.
Në pikëpyetje është edhe paraqitja e Arijan Ademit, mirëpo duke parë shpirtin e tij luftarak, i njëjti prite të luaj edhe titullarë.
Ndeshja Gjeorgji – Maqedoni starton në ora 18:00, atëherë kur i gjithë opinioni futbollistik në vend do të jetë me sy ka Tbilisi.