Arijan Ademi shtërngon dhëmbët, pritet të luaj madje titullarë ndaj Gjeorgjisë

Arijan Ademi edhe njëherë tjetër po dëshmon shpirtin e tij të fuqishëm luftarak, teksa informacionet nga Tbilisi thonë se mesfushori shqiptarë edhe për shkak të një dëmtimi që ka, do të shtërngojë dhëmbët dhe do të luaj në ndeshjen më të rëndësishme të Maqedonisë së Veriut sonte kundër Gjeorgjisë, njofton “infOSport.mk”.

Kapiteni i Dinamo Zagrebit është një ndër motorët kryesor në mesfushën e Maqedonisë, dhe i njëjti pritet që të luaj që nga minuta e parë. Kujtojmë një gjë të tillë Ademi bëri edhe në ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kombeve kundër Kosovës, në të cilën ndeshje “verdhekuqtë” kishin shënuar fitore 2:1.

Leave a Reply