Impianti i bukur i quajtur “Kamp Nou”, aty ku ndeshjet e saja i zhvillon Barcelona, në vitin 2017-të ka qenë cak i një sulmi terrorist.
Kështu është deklaruar në gjyqin që po mbahet ndaj personave që shkaktuan sulmin terrorist në Barcelonë në vitin 2017.
Ky informacion fillimisht ishte zbuluar në vitin 2018 gjatë fazës së hetimeve, dhe tani është konfirmuar në gjyq.
Qëllimi i sulmuesve ka qenë të sulmonin “Kamp Nou” me një furgon në të cilin do të vendoseshin bombat, vetëm tre ditë pas sulmeve të Ramblas.
Në ditën kur mendohej të bëhej sulmi, Barcelona në “Kamp Nou” duheshe të luaj kundër Betisit, ndërsa në shkallët e stadiumit priteshe të ketë të pranishëm rreth 56 mijë tifozë.
Kujtojmë se në sulmin e La Rambla (Barcelonë, 17 gusht 2017), një 22 vjeçar që voziste një furgon, i mori jetën 13 personave, ndërsa plagosi të paktën 130 të tjerë.