Florian Marku ka qenë i jashtëzakonshëm sonte kundër anglezit Muma Muemba, duke e e hedhur atë në tokë që në raundin e parë, më saktësisht pas 110 sekondash luftë.
Ishte kjo fitorja e 7-të në boksin profesionist (e 5-ta me nokaut) për boksierin shqiptarë, i cili në ring ishte rikthyer pas plotë 11 muajve.
Goditjet e fuqishme të Markut, ishin të papërballueshme për Muemba, duke bërë që gjyqtari të shpall fundin e luftës që në çerekun e parë.
Për Muemba ishte kjo disfata e dytë nga gjithsej 6 luftëra në boksin profesionist, pasi herën e parë ishte mundur nga Natan Hardy me 28 shtator të vitit 2018-të.