Observatori Ndërkombëtar i Studimeve Sportive ”CIES” ka publikuar statistikat e klubeve që kanë prodhuar më shumë futbollistë nga akademitë e të rinjve.
Klasifikimi i CIES është ndërtuar nga numri i lojtarëve të prodhuar nga klubet në 31 kampionatet elitare të Europës dhe që janë aktivë sot.
Renditja:
20.Feeynord (Holandë) – 43 futbollistë të prodhuar dhe aktiv në vitin 2020, më i miri Vijnaldum aktualisht te Liverpull.
19.PSV (Holandë) – 45 futbollistë të prodhuar dhe aktiv në vitin 2020, më i miri Memfis Depay, aktualisht pjesë eLionit.
18.PSG (Francë) – 46 futbollistë të prodhuar dhe aktiv në vitin 2020, më i miri Kingslej Koman aktualisht luan te Bajerni i Munihut.
17.Dinamo Minsk (Bjellorusi) – 47 futbollistë të prodhuar dhe aktiv në vitin 2020, më i miri Aleksandr Martinoviç, aktualisht pjesë e skuadrës ruse të Krasnodar.
16.FK Rad i Beogradit (Serbi) – 47 futbollistë të prodhuar dhe aktiv në vitin 2020, më i miri Nikola Stojiljkoviç, aktualisht luan në Portugali, te skuadra e Farense.
15.Lyon (Francë) – 47 futbollistë të prodhuar dhe aktiv në vitin 2020, më i miri Entoni Martial, që për momentin luan në Angli me Mançester Junajtedin.
14.Porto (Portugali) – 48 futbollistë të prodhuar dhe aktiv në vitin 2020, më i miri Fabio Silva, aktualisht pjesë e Vulverhemptonit anglez.
13.Sparta Praga (Çeki) – 50 futbollistë të prodhuar dhe aktiv në vitin 2020, më i miri Patrik Shik, aktualisht pjesë e Bajer Leverkuzenit.
12.Barcelona (Spanjë) – 50 futbollistë të prodhuar dhe aktiv në vitin 2020, më i miri Lionel Messi, i cili nuk ka ndryshuar mjedis, dhe ende është pjesë e Barcelonës.
11.Benfica (Portugali) – 50 futbollistë të prodhuar dhe aktiv në vitin 2020, më i miri Zhoao Feliks, aktualisht tek Atletiko Madrid.
10.Vojvodina (Serbi) – 55 futbollistë të prodhuar dhe aktiv në vitin 2020, më i miri Sergej Milinkoviç-Saviç, pjesë e Lacios.
9.Sporting Lisbona (Portugali) – 56 futbollistë të prodhuar dhe aktiv në vitin 2020, më i miri Kristiano Ronaldo, aktualisht pjesë e Juventus.
8.Hajduk Split (Kroaci) – 57 futbollistë të prodhuar dhe aktiv në vitin 2020, më i miri Mario Pashaliç, aktualisht futbollistë i skuadrës italiane të Atalantas.
7.Crvena Zvezda e Beogradit (Serbi) – 61 futbollistë të prodhuar dhe aktiv në vitin 2020, më i miri Luka Joviç, aktualisht te Real Madridi.
6.Real Madrid (Spanjë) – 63 futbollistë të prodhuar dhe aktiv në vitin 2020, më i miri Ashraf Hakimi aktualisht tek Inter.
5.Shakhtar Donetsk (Ukrainë) – 67 futbollistë të prodhuar dhe aktiv në vitin 2020, më i miri Ruslan Malinovsky aktualisht tek Atalanta.
4.Dinamo Kiev (Ukrainë) – 69 futbollistë të prodhuar dhe aktiv në vitin 2020, më i miri Andrij Yarmolenko, i cili aktualisht luan te Uest Hami.
3.Dinamo Zagreb (Kroaci) – 71 futbollistë të prodhuar dhe aktiv në vitin 2020, më i miri Mateo Kovaçiç aktualisht te Çelzi
2.Ajax (Holandë) – 77 futbollistë të prodhuar dhe aktiv në vitin 2020, më të mirët De Jong dhe De ligt, dy futbollistë këta që aktualisht luajnë te Barcelona, gjegjësisht Juventus.
1.Partizan i Beogradit (Serbi) – 85 futbollistë të prodhuar dhe aktiv në vitin 2020, më i miri Dushan Vlahoviç aktualisht te Fiorentina.