Mesfushori 24-vjeçar i Shkëndijës, Enur Totre ka marrë ftesë nga ana e seleksionuesit Igor Angellovski për ndeshjet e nëntorit, përfshirë këtu edhe ndeshjen historike të 12 nëntorit kundër Gjeorgjisë në Tbilisi, njofton “infOSport.mk”.
Është kjo hera e dytë që Angellovski fton këtë futbollitë në ekipin A përfaqësues, pasi i njëjti kishte marrë ftesë edhe në tetor, kur edhe debutoi në ndeshjen e 14 tetorit kundër Gjeorgjisë në Shkup.
Pa dyshim është ky një lajm i mirë për Enur Totren, një ndër mesfushorët më të mirë në vend, i cili me Shkëndijën numëron 175 ndeshje dhe 10 gola të shënuar. Këtë edicion Totre me Shkëndijën ka luajtur në 10 ndeshje kampionale, ku ka shënuar edhe 3 gola.