Pista e Interlagos të garave “Superbike” ishte tragjike për Matheus Barbosa i cili ka humbur jetën pas humbjes së kontrollit të motorit të tij duke u përplasur me shtyllën tek barrierat jashtë piste.
Ishin të kota ndërhyrjet e mjekëve pasi 23-vjeçari nga Anapolis ka humbur jetën si pasojë e plagëve të shumta që kishte marrë.
Në të njëjtin cirkuit ku vdiq Matheus Barbosa, vitin e kaluar u shënuan dy tragjedi të tjera. Në prill viktima e Interlagos ishte Maursio “Linguica” Padulete, derisa një muaj më pas jetën kishte humbur, Danilo Berto.
Ndërkohë një vit më parë, gjithnjë në Interlagos, humbi jetën si pasojë e aksidentit me barrierat mbrojtëse Roggerio Munuera.