Gafat e fundjavës, portieri i Struga Trim Lum dhe ai i Sileksit lënë nam (VIDEO)

Struga Trim Lum edhe pse e kishte në xhep fitoren përballë Vardarit, një gafë e portierit Urosh Djuriç bëri që në fund skuadra strugane të kënaqet me vetëm një pikë, shkruan “infOSport.mk”.

Për më tepër gafa e portierit të Struga Trim Lum ndodhi në minutën e 96-të, kur pas një goditje jo dhe aq të fuqishme nga ana e Dejan Bllazhevskit nga gjuajtja e lirë, pranoi një gol amatoresk mes këmbëve, e që realisht nuk duhet ti ndodh një portieri profesional, siç është vetë Urosh Djuriç.

Java e 11-të u karakterizua edhe me gafën e portierit të Sileksit, Daniel Bozhinovski, i cili së fundmi po merr ftesë nga ana e seleksionuesit të përfaqësueses së Maqedonisë, Igor Angellovski.

Portieri i parë i skuadrës nga Kratova në minutën e 53-të hapi rrugën e fitores së Makedonija GJ.P., që në ato momente avansoi me golin e brazilianit Fernando, i cili në këtë rast duhet ti falënderohet edhe Daniel Bozhinovskit, që nuk lexoi mirë goditjen dhe lëvizjen e topit.

 

Leave a Reply