Një gol i shënuar në minutën e fundit të takimit i ka dhënë fitoren Korabit kundër Labunishtës në ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të në Ligën e Dytë – Perëndim, njofton “infOSport.mk”.
Ishte Ujkan Muça, ai i cili shënoi një super gol me një gjysmëroveshatë, kur përfitoi nga një devijim i portierit mysafir.
Gostivari ndërkohë ka pësuar edhe disfatën e dytë me rradhë, pas asaj nga Kadino. Kjo skuadër sot u mund në transfertën në Ohër, nga Ohrid Lihnidos me rezultatin minimal 1:0.
Vardari i Forinës dhe Drita e Bogovinës në Gostivar barazuan pa gola, njëjtë sikurse edhe Kadino dhe Veleshta në Shkup, ndërkohë Vëllazërimi i Kërçovës në terren vendas u dorëzua përballë Skopjes.
Skuadra nga lagjja e Hekuranës së Shkupit shënoi fitore 3:1, falë golave të shënuar nga Izet Ajrullahu (28’), Vladimir Zhoglev (80’) dhe Mustafa Jusuf (90+2’), derisa golin e vetëm për skuadrën kërçovare e realizoi Mirlind Ibraimi (74’).
LDFMV – Perëndim, Java 10 |
|||||||||||||||
|