Dy rivalët e mëdhenj viteve të fundit në Angli, Mançester Siti dhe Liverpulli kanë barazuar 1:1 në ndeshjen e vlefshme të javës së 8-të në Premierligë të zhvilluar në “Etihad Stadium”, njofton “infOSport.mk”.
Të dyja skukadrat zhvilluan një pjesë të parë shumë të mirë, ku megjithatë skuadra nga “Enfilld Roud” kishte më shumë dominim. Mohamed Sallah nga penaltia kaloi në epërsi Liverpullin pas 13 minutave lojë, derisa Gabriel Zhesus barazoi shifrat në minutën e 31-të.
Ylli i “qytetarëve”, Kevin de Brujne tre minuta para fundit të pjesës së parë humbi rastin më të mirë për të kaluar në epërsi Sitin, pasi nuk arriti të shënojë nga pika e bardhë.
Gabriel Zhesus humbi një rast ideal për të shënuar në fillimin e pjesës së dytë, mirëpo pa arritur të shënojë edhe golin e dytë personal, ashtu që në fund dy skuadrat pretendente për titull ndanë pikët.
Në këtë mënyrë Liverpulli i Jurgen Klop ruajti epërsinë prej 5 pikëve ndaj Sitit të Pep Guardiolas, të cilët kanë edhe një ndeshje më pak.
Me këtë barazim Liverpulli nuk arriti të rikthehet në pozitën e parë, aty ku me 18 pikë qëndron Leçester Siti, derisa skuadra nga “Enfilld Roud” me 17 pikë ndanë pozitën e dytë bashkë me Totenhamin e Hoze Murinjos.