Kosova në ndeshjet e nëntorit edhe pa Vedat Muriqin!

Përfaqësuesja e Kosovës rrezikon të mbetet pa futbollistët kryesor për ndeshjet e nëntorit. Kosova gjatë këtij muaji do të zhvillojë plotë tre ndeshje, edhe atë fillimisht vëllazëroren me Shqipërinë, që më pas edhe dy ndeshjet e Ligës së Kombeve, atë ndaj Sllovenisë dhe Moldavisë.

Pas konfirmimit të mungesës së Milot Rashicës, i cili nuk ka marrë leje nga ekipi i tij, Verder Bremen, tani konfirmohen edhe mungesa të tjera.

Një vendimi i ri i autoriteteve lokale italiane, ka bërë që futbollistëve të Fiorentinës, Xhenoas, Interit, Lacios, Romës dhe Sassuolos, t’u ndalohet bashkimi me kombëtaret për ndeshjet e nëntorit, pasi karantina do të jetë e detyrueshme në qoftë se vetëm një lojtar rezulton pozitiv.

Lajmin e ka konfirmuar gazetari italian i BeinSport, Tancredi Palmeri.

Ky vendim do të pamundësoj edhe pjesëmarrjen e Vedat Muriqit për ndeshjet e nëntorit. Kujtojmë Kosova fillimisht me 11 nëntor në “Elbasan Arena” do të zhvillojë miqësoren kundër Shqipërisë, me 15 nëntor do të jetë mysafir i Sllovenisë, ndërkohë me 18 nëntor në Prishtinë do të luajë kundër Moldavisë.

 

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply