Xhoshua Kimih luajti vetëm 39 minuta mbrëmë në ndeshjen derbi ndaj Borusia Dortmundit. Ylli gjerman i Bajernit të Munihut pësoi një dëmtim pas një dueli që pati me sulmuesin gjigand Erling Haaland.
“Kicker” raporton se dëmtimi i mbrojtësit nuk është i lehtë dhe do i duhet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale. 25-vjeçari ka dëmtuar meniskun në gjurin e këmbës së djathtë, që don të thotë se rikthimi i tij pritet vetëm vitin e ardhshëm.
U mundua të ndalte Haaland, Kimih dëmtohet rëndë dhe braktis fushën në lot (VIDEO)