Skuadra kryesuese në Serie A, Milani ka shpëtuar fare në fund nga disfata kundër Veronës në ndeshjen e fundit të javës së 7-të, njofton “infOSport.mk”. Skuadra kuqezi edhe përkundër disavantazhit prej 0:2, në fund arriti që të barazojë shifrat në 2:2, kjo falë golit të Zlatan Ibrahimoviç në minutat shtesë të takimit.
Mysafirët vetëm pas 19 minutave lojë avansuan me shifrat 2:0 falë golave të shënuar nga Barak (6’) dhe autogolilt të Kalabrias (19’).
“Rossonerët” u rikthyen në lojë në minutën e 27-të falë golit të shënuar nga Frank Kesie. Në minutën e 63-të Zlatan Ibrahimoviç humbi mundësinë për të barazuar nga penaltia, mirëpo suedezi u nxorrë për këtë në minutat shtesë të takimit, kur arriti që të barazojë shifrat në 2:2.
Ndërkohë dy gola të “rossonerëve” u anuluan pas reagimit të VAR.
Me këtë barazim Milani i shpëtoi disfatës së dytë rresht, pas asaj kundër Lille në kuadër të Liga Europa.