Formacionet zyrtare, Milan-Verona

Milani sonte në “San Siro” do të mirëpret Veronën në ndeshjen e vlefshme të javës së 7-të në “Serie A”.

“Rossonerët” që janë në formë të jashtëzakonshme këtë sezon dhe mbajnë primatin e Serie A, kanë synim fitoren edhe në këtë takim.

Skuadra e Stefano Pioli mund të shfrytëzojë gabimet e ndjekësve për të rritur diferencën edhe më shumë, ku aktualisht ka 16 pikë.

Ndeshja fillon në orën 20:45, ndërsa më poshtë keni formacionet zyrtare.

FORMACIONET ZYRTARE
Milan (4-2-3-1): Donnarumma; Calabria, Kjaer, Romagnoli, Theo; Kessie, Bennacer; Saelemaekers, Calhanoglu, Leao; Ibrahimovic
Verona (3-4-2-1): Silvestri; Ceccherini, Lovato, Magnani; Lazovic, Dawidowicz, Ilic, Dimarco; Barak, Zaccagni; Kalinic.

Leave a Reply