Enis Bardhi sonte ka kompletuar 100-të ndeshje në një ndër kampionatet më të mira europiane, La Liga.
Shkupjani luajti titullar sërish me Levanten e tij, skuadër kjo që barazoi 1:1 në ndeshjen e javës së 9-të kundër Alavesh.
Për Bardhin ishte kjo ndeshja e 8-të e zhvilluar këtë edicion, në të cilin ende nuk ka gjetur golin e parë në La Liga.
Ndryshe në 100 ndeshje të zhvillulara në La Liga, Enis Bardhi ka regjistruar 19 gola.