Një lajm i bujshëm vjen nga Spanja, e që ka të bëjë me Kristiano Ronaldon. Ylli portugez është i gatshëm të largohet nga Juventusi, kjo për arsye se Ronaldo dhe familja e tij nuk ndien mirë nga Italia.
As marrëdhënia me ambientin bardhezi nuk ka qenë shumë e mirë, me vetë klubin, sipas zërave në Itali, që do të lirohej me dëshirë nga rroga e lartë e portugezit, i cili përfiton 31 milionë euro në sezon.
Akoma më i bujshëm është lajmi në lidhje me skuadrën e ardhshme të Kristiano Ronaldos.
Sipas “Don Diario”, 35-vjeçari Ronaldo dëshiron të kthehet te ish klubi i tij, Real Madridi.
Ai ka ruajtur kontaktet me disa lojtarë të Realit dhe shpreson që ata të bindin presidentin Perez që të pranojë një kthim të mundshëm të tijin në “Santiago Bernabeu”. Juventusi thuhet se është gati ta lërë të lirë të largohet për 40-50 milionë euro.