“Covid 19” nuk i shkëputet Real Madridit, teksa së fundmi dy futbollistë kanë rezultuar pozitiv. Bëhet fjalë për Eden Hazard dhe Kasemiron, të cilët u dërguan menjëherë në izolim. Mirëpo lidhur me këto raste kanë lindur edhe dyshimet e para.
Grumbullimet nëpër ekipet kombëtare fillojnë nesër, duke pasur parasysh se gjatë këtij muaji në program janë edhe ndeshjet e Ligës së Kombeve. Kështu nga Federata belge e futbollit kanë akuzuar Real Madridin, pasi këta të fundit nuk dëshirojnë ta lëshojnë Hazardin të luaj për kombëtaren e tyre.
Hazard kohët e fundit u kthye në fushë pas dëmtimit, kështu që me siguri Reali nuk dëshironte të rrezikonte që ai të lëndohej përsëri, kështu që belgët i kërkuan dokumentacionin e plotë për të zbuluar nëse lojtari i tyre i kombëtares është vërtet pozitiv me koronavirus.