Shkëndija ka fituar derbin lokal ndaj Renovës, ndryshe e njohur si “El Clasico-ja” shqiptare e futbollit në vendin tonë, njofton “infOSport.mk”.
Pas barazimit me Rabotniçkin në Tetovë, të besuarit e trajnerit Ernest Gjoka sot shënuan fitore 3:1 ndaj Renovës, duke u shkëputur sërish në krye të tabelës së klasifikimit, kjo pasi FC Shkupi sot në arenën “Todor Proeski” në Shkup barazoi ndaj Rabotniçkit.
2:2 ishte rezultati përfundimtarë i këtij takimi, me të dyja skuadrat që nga njëherë panë veten në avantazh. Me të njëjtin rezultat (2:2) u mbyll edhe takimi i zhvilluar në Strugë midis Struga Trim Lumit dhe Vardarit, me mysafirët që të dy golat i shënuan fundin e dy pjesëve. Fillimisht nga penaltia në minutën e parë shtesë Darko Micevski kishte zbutur epërsinë e Struga Trim Lum, që pas 27 minutave të para avansonte me rezultatin 2:0, që në minutën e 94-të, Dejan Bllazhevski nga goditja e dënimit të shënojë edhe golin e dytë në rrjetën e Djuriç për rezultatin final, Struga Trim Lum 2, Vardari 2.
Fitore e pastërt e Borecit përballë Pelisterit në Veles, ndërkohë Akademia Pandev debutimin në stadiumin e ti e nisi me disfatë, edhe atë ndaj rivalit të hidhur lokal, Bellasicës.
Java e 11-të mbyllet nesër me ndeshjen Sileksi – Makedonija GJ.P, që do të zhvillohet në Kratovë me fillim në ora 13:30.
LPFMV – Java 11 |
|||||||||||||||
|