Mançester Junajtedi ia ka dalë të ftojë si mysafir ndaj Evertonit të Karlo Ançelotit, duke shuar plagët e hapura pas disfatës në Ligën e Kampionëve përballë turqve të Bashakshehir në mesjavë.
Junajtedi i Solskjaer në fund shënoi fitore 3:1, edhe pse fillimi i ndeshjes nuk paralajmëroi një gjë të tillë, kjo pasi “karamelat” me anë të brazilianit Bernard avansuan në minutën e 20-të, të takimit.
Mirëpo gëzimi i vendasve zgjati shumë pak minuta, pas në të 25-të, Bruno Fernandesh barazoi shifrat, ndërsa i njëjti futbollistë në minutën e 33-të bëri që Junajtedi për herë të parë të sheh veten në avantazh në këtë përballje.
Krejt në fund të ndeshjes, Bruno Fernandesh, i cili pa dyshim se ishte njeriu i ndeshje, asistoi mjaft bukur për Edinson Kavanin i cili shënoi golin e parë me fanellën e Junajtedit për rezultatin përfundimtar, Evertoni 1, Mançester Junajtedi 3.