Shkëndija edhe njëherë tjetër ka bërë që Tetova të ngjyroset me ngjyrat “kuqezi”, teksa sot në ndeshjen e parë të këtij edicioni kundër rivalit lokal, Renovës, shënoi fitore 3:1, njofton “infOSport.mk”.
Kuqezinjtë e Ernest Gjokës e hapën mirë takimin kur avansuan me realizimin e Lumës vetëm pas 4 minutave lojë.
Ky gol bëri që Shkëndija të luaj shumë më mirë në vazhdim të ndeshjes, teksa golin e dytë e gjeti në momentin më të mirë të mundshëm, kur dy minuta para pauzës harkimin e Alimit nga këndi mjaft mirë e priti Krivak, i cili me kokë shënoi për 0:2.
Në pjesën e dytë Renova tenoi të kthehet me Remzifaik Selmanin, i cili në minutën e 66-të nga penaltia zbuti rezultatin në 1:2, mirëpo penalti në anën tjetër morri edhe Shkëndija, që me Ibraimin në minutën e 83-të mbylli llogaritë për triumf të shtatë në këtë edicion.
Me këtë fitore dhe me 25 pikë të fituara në 11 xhiros, Shkëndija si lider shkon në pauzën ndërkombëtare për shkak të ndeshjeve të ekipeve përfaqësuese.