Futsal Shkupi ngriti lartë trofeun e titullit kampion të edicionit të kaluar

Futsal Shkupi sot në kuadër të xhiros së dytë në palestrën “Enver Idrizi” në Shkup, në këto momente po luan kundër Astibos, ndërsa para fillimit të këtij takimi “bardhekaltërit” nga Çairi ngritën lartë trofeun e titullit kampion për edicionin 2019/2020, që u ndërpre para kohe për shkak pandemisë “Covid 19”, njofton “infOSport.mk”.

Përfaqësues të Federatës së Futbollit ishin të pranishëm sot në këtë ndeshje, ndërsa pasi fillimisht morrën medaljet, kapiteni i ri i skuadrës së Futsal Shkupit, Rexhep Sulejmani, ngriti lartë trofeun e titullit kampion, që njëherit është i treti në historikun e skuadrës nga Çairi, që edhe këtë vit do na prezantojë në garat e Ligës së Kampionëve Europian.

Kujtojmë të besuarit e trajnerit Zoran Lekiq e nisën mbarë edhe edicionin e ri, duke mundur Karadakun në xhiron e parë me rezultatin 5:0.

Ndërkohë sa i përket rezultatit përfundimtarë të takimit të sotëm të xhiros së dytë kundër Astibos, për të njëjtin do ju informojmë më vonë, atëherë kur edhe do të përfundojë ndeshja që ka startuar në ora 17:30.

 

Leave a Reply