Barcelona fiton pas një muaji në La Liga, Messi nga bankina shënon dy gola (VIDEO)

Barcelona i ka dhënë fund serisë prej 4 ndeshjeve pa fitore në La Liga, duke mundur Betisin me rezultatin 5:2 në ndeshjen e vlefshme të javës së 8-të në La Liga, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja nisi në mënyrë të pazakontë, pasi strategu holandez Ronald Kuman kishte vendosur që Messin ta lë në bankinë.

Në mungesë të pleshtit, ishte Usmane Dembele që zhbllokoi rezultatin në minutën e 22-të me një gol shumë të bukur, ndërkohë që disa minuta më pas Grizman nuk arriti që të shënojë nga pika e bardhë.

Këtë e shfrytëzuan mysafirët nga Sevilja, të cilët në fundin e pjesë së parë, më saktësisht në minutën e dytë shtesë me anë të Sanabria arritën që në pushim të shkojnë me rezultatin e barabartë 1:1.

Kjo bëri që Kuman të reagojë në fillimin e pjesës së dytë, kur në fushë vendosi të inkuadrojë Lionel Messin, ndërsa vetëm pas 4 minutave Grizman u nxorr për atë penalti të humbur, duke shënuar për 2:1.

Në minutën e 60-të te miqtë Mandi u ndëshkua me të kuq pas një prekje të topit me dorë në zonë, duke i dhënë mundësinë Lionel Messit që të shënojë edhe golin e tretë në ato momente.

Betis nuk u dorëzua pasi rindezi shpresat me Loren, i cili në minutën e 73-të ngushtoi epërsinë e “katalunasve” mnë 3:2, por Messi do i shuante shumë shpejt duke realizuar golin e parë me aksion këtë sezon në minutën e 82-të, derisa Roberto i cili asistoi edhe në golin e Messit, një gjë të tillë bëri edhe në minutën e fundit për Pedrin, i cili vendosi rezultatin përfundimtarë të takimit, Barcelona 5, Betisi 2.

Ishte kjo vetëm fitorja e 3-të për Barcelonën në ndeshjen e saj të shtatë që po e zhvillon këtë edicion, me ç’rast me 11 pikë renditet në pozitën e 7-të, ndërkohë Betisi me një pikë më shumë qëndron një pozitë sipër tyre.

Leave a Reply