Shkëndija me shumë mungesa ndaj Renovës

Të shtunën Renova do të mirëpret Shkëndijën në kuadër të javës së 11-të në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.

Në prag të këtij takimi trajneri i Shkëndijës, Ernest Gjoka po has në shumë probleme, pasi nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e disa prej futbollistëve titullarë.

Shkaku i lëndimeve në kombinim nuk do të jenë Mexhit Neziri, Antonio Paviç, Valmir Nafiu dhe Bekim Rexhepi, ndërsa në dyshim mbetet edhe Valon Ahmedi.

Ndeshja Renova-Shkëndija starton në ora 13:30.

Leave a Reply