Kristiano Ronaldo dhe Anhel Di Maria mund të luajnë sërish bashkë, këtë herë te Juventusi. Që të dy kishin luajtur bashkë te Reali i Madridit, kur edhe kishin krijuar një miqësi shumë të mirë.
Për këtë arsye, Ronaldo i ka bërë një ftesë sulmuesit anësor argjentinas të PSZH-së që t’i bashkohet te “Zonja e Vjetër”.
Sigurisht që edhe kampionët e Italisë mund ta marrin shumë seriozisht këtë mundësi, duke parë se Di Maria do të zbarkonte në Torino me parametër zero dhe nuk kërkon një rrogë stratosferike.
Kontrata aktuale e Di Marias me Paris Sen Zhermenin skadon verën e vitit 2021.