Liria e Prizrenit ka fituar betejën me Lacion për përqindjen e transferimit të Vedat Muriqit te skuadra nga kryeqendra italiane.
Ekipi prizrenas pretendoi se i takonin një përqindje për gjigandin kosovar duke angazhuar edhe juristë për këtë çështje, duke e fituar këtë betejë me klubin bardhekaltër.
Muriqi u transferua nga Fenerbahçe tek Lacio këtë verë për shifrën e 17 milionë eurove, dhe sipas rregullit të FIFA-s për çdo transferim jashtë shtetit ekipi ku ka filluar karrierën futbollisti merr një përqindje të transferimit.