Arsllani publikoi listën e lojtarëve të ekipit U19 për dy ndeshjet kontrolluese me Malin e Zi

Përfaqësuesja U19 e Maqedonisë më 10 dhe 12 nëntor në Shkup do të zhvillojë dy ndeshje kontrolluese përballë Malit të Zi, njofton “infOSport.mk”. Që të dyja ndeshjet do të zhvillohen në stadiumin në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit.

Ndeshja e parë në program është me datë 10 nëntor (e martë) me fillim në ora 13:00, ndërsa ndeshja e dytë do të zhvillohet me 12 nëntor (e enjte) me fillim në ora 11:00.

Për këto dy ndeshje kontrolluese  seleksionuesi i përfaqësueses U19 të Maqedonisë, Shkumbin Arsllani ka ftuar këta futbollistë:

Portierë: Kire Novakov (Trigllav Krlaj, Slloveni), Stefan Mitrev (Arau, Zvicër), Aleksandar Angelkovski (Renova);
Mbrojtës: Filip Kostovski (Sileks), Aleksandar Gjurkovski (Vardar), Martin Radulloviq Veliçkoviq(Vardar), Imran Fetai (Apolonia, Shqipëri), Viktor Krstevski (Vardar), Sllave Markoski (Ohrid Lihnidos), Spase Terziev (Akademia Pandev);
Mesfushorë: Dimitar Todorovski (Rabotniçki), Luka Stankovski (Rabotniçki), Ivan Nikollov (Akademia Pandev), Hamza Ramani (Vëllazërimi), Behar Feta (Shëndija), Florent Sopi (Osterlen, Suedi), Dario Markovski (Minister, Gjermani), Zufer Shaini (Brunje Grishuplje, Slloveni);
Sulmues: Arda Okan Kurtulan (Fenerbahçe, Turqi), Mario Ilievski (Septemvri, Bullgari), Metodi Maksimov (Rabotniçki), Luan Abazi (Ëill, Zvicër), Lirim Idrizi (FC Shkupi);

Leave a Reply