Një lajm aspak i mirë për skuadrën e Çelzit. Fantazisti i tyre gjerman, Kai Havertz rezultoi pozitiv me koronavirus.
Mesfushori 21-vjeçar ndodhet në vetë-izolim dhe nuk do të jetë i disponueshëm në sfidën e sotme të Ligës së Kampionëve ndaj francezëve të Ren.
Një mungesë tepër e rëndësishme për teknikun anglez Frank Lampard i cili sheh tek Havertz një lojtar kyç për mesfushën e “bluve” të Londrës.