Barcelona mbrëmë shënoi një fitore minimale 2:1 ndaj Dinamo Kievit në kuadër të grupit “G” të Ligës së Kampionëve. Lionel Messi hapi serinë e golave pas një goditje të saktë nga pika e bardhë, ndërsa një gol tjetër për “katalunasit” realizoi edhe mbrojtësi Zherard Pike, transmeton “infOSport.mk”.
Në anën tjetër për ukrainasit realizoi Tsynkagov, kur edhe vendosi rezultatin përfundimtarë të këtij takimi.
Barcelona edhe pse nuk bindi në këtë ndeshje, shumë lehtë mund të ndodhte që të shënonte edhe një gol tjetër në rrjetën e mysafirëve, por kjo nuk ndodhi për fajin e portierit 18-vjeçar të Dinamo Kievit, Ruslan Neshçeret.
2002 doğumlu Neshcheret'in çıkardığı top… Hala Abdulkadir'e genç demeye devam. pic.twitter.com/RGCr57qGKS
— Bedirhan Yılmaz (@BedoYilmaz) November 4, 2020
Ky i fundit është vetëm portieri i tretë i skuadrës ukrainase, i cili morri besimin e trajnerit për shkak se dy portierët e parë Bushçan dhe Bajko kishin rezultuar pozitiv me “Covid 19” dhe nuk kishin udhëtuar fare drejt Spanjës.
Neshçeret në fillimin e pjesës së dytë bëri një intervenim bravuroz, duke mos lejuar që Messi ti gëzohet golit të dytë personal. Argjentinas nga një distancë prej rreth 25 metrash në mënyrë spektakolare ekzekutoi një goditje dënimi, mirëpo gjitha lëvdatat dhe duartrokitjet shkuan për 18-vjeçarin, Neshçeret, i cili mbrëmë kishte debutuar me fanellën e Dinamo Kievit në një ndeshje të Ligës së Kampionëve Europian.