Pepe, një emër ky i njohur për futbollin europian, i cili vazhdon të luaj ende në nivele të larta te Porto, së fundmi ka vazhduar kontratën me këtë skuadër edhe për tre vite të tjera.
Kështu ish futbollisti i Realit të Madridit te skuadra nga Dragao do të luaj deri në vitin 2023-të, kur Pepe do të jetë 40-vjeç.
Pepe kaloi te Porto nga Beshiktash sezonin e shkuar, ndërsa paraqitjet e mira të portugezit kanë bindur plotësisht drejtuesit e Portos, të cilët kanë vendosur të rinovojnë kontratën e tij.
Klubi luzitan njofton se Pepe do vazhdojë të jetë pjesë e Portos është për tre vitet e ardhshme. Mbrojtësi 37-vjeçar sezonin e kaluar luajti në 25 ndeshje me Porton,teksa vetëm njërën prej tyre e nisi nga stoli.