Maqedonia U21 e gatshme për ndeshjet e nëntorit, Milevski publikon listën e futbollistëve

Trajneri Bllagoja Milevski ka bërë publike listën e futbollistëve të përfaqësueses U21, në prag të ndeshjeve të nëntorit, të vlefshme për eliminatoret e Euro 2021, njofton “infOSport.mk”.

Shpresat e vendit ndeshjen e parë do ta zhvillojnë me datë 12 nëntor kundër Izraelit në transfertë, ndërsa 5 ditë më vonë (17 nëntor) ata do të luajnë kundër Malit të Zi në stadiumin kryesor pranë Qendrës Stërvitore “Petar Milloshevski”.

Edhe për këto dy ndeshje trajneri Milevski nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Ristovskit dhe Fazlagiq, ndërsa lajm i mirë është rikthimi i Serafimov dhe Rufatit. Ky i fundit mungoi në ndeshjen e fundit kundër Izraelit, ndërsa paraqitja e tij do të jetë një siguri për mbrojtjen e përfaqësueses shpresa të vendit tonë.

Lista e futbollistëve për ndeshjet e nëntorit
MAQEDONIA U21:
PORTIERË: Riste JANKOV (Rabotniçki), David Denkovski (Bregallnica), Marko ALÇEVSKI (Ak. Pandev);
MBROJTËS: Agron RUFATI (Zorja – Ukrainë), Esmin LIÇINA (Makedonija GJ.P), Filip ANTOVSKI (Slavija Sofje – Bullgari), Todor TODOROVSKI (Osijek – Kroaci), Bojan ILIEVSKI (Pelister), Nikolla SERAFIMOV (Ak. Pandev), Blerton SHEJI (Struga Trim Lum), Oliver STOJMENOVSKI (Borec);
MESFUSHORË: Davor ZDRAVKOVSKI (AEL – Qipro), Kristijan ACKOVSKI (Bregallnica), Jani ATANASOV (Hajduk – Kroaci), Agon ELEZI (Varazhdin – Kroaci),Tomçe GROZDANOVSKI (Zlata Moravce – Sllovaki), Dimitar MITROVSKI (Sporting Lisbonë – Portugali);
SULMUES: Bojan MIOVSKI (MTK Ujpesht – Hungari), Darko ÇURLINOV (Shtutgart – Gjermani), Lavdrim FAZLIU (Pelister), Erdon DACI (Konjaspor – Turqi), David TOSHEVSKI (Rostov – Rusi), Marko GJORGJIEVSKI (Radniçki Pirot – Serbi), Kristijan TRAPANOVSKI (Ak. Pandev);

Leave a Reply